“Deri në 500 raste në javë”, Brataj paralajmëron: COVID rikthehet në Shqipëri me variantin Omicron

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në një intervistë për një emision televiziv, përballë gazetares Nisida Tufa, theksoi se Covid-i nuk ka ikur asnjëherë, ndërsa shtoi se situata nuk është alarmante.

Brataj pohoi se kryesisht temperaturat apo virozat e kësaj stine, janë Covid, një variant i Omicronit.

“Covid-i nuk ka ikur asnjëherë! Stratus ose XFG, është variant i Omicron. Edhe te ne, ka pasur raste, deri në 500 në javë. Të gjitha këto, temperaturat, virozat, janë kryesisht të COVID-it. Viruset janë gjithë kohës, dhe janë parazitët më të mëdhenj se jetojnë në qelizat tona.

Ka viruse që me të nxehtin aktivizohen dhe me të ftohtin po ashtu. Enterovirozat psh janë ato të verës. Na shkaktojnë që nga bllokimi, kollat, apo diarre. Gripi, Covid-i, ka gjithë vitin, mund të ketë forma të lehta, por kryesisht shfaqen më shumë gjatë motit të ftohtë. Këto viruse shfaqen që me fundin e verës, deri në mars.”, tha ai.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse ky variant Covid-i të çon në fatalitet, Brataj tha; “Çdo sëmundje të çon në fatalitet te një person me patologji, me imunitet të ulët.

Por personat me shëndet të mirë, nuk kanë probleme. Personat e sëmurë, e kalojnë më vështirë, covid-i të çon deri në rrezik jete.”.

Por a ka persona që s’e kanë kaluar Covid-in? Brataj theksoi se shumica e popullatës, nuk shfaq simptoma.

“Fatmirësisht 80% e njerëzve që infektohen nuk shfaqin sëmundje dhe shumica e tyre nuk shfaqin simptoma. Rastet më të shpeshta të urgjencave janë viroza dhe problemet respiratorë. Pati një rritje të rasteve të urgjencave, pasi dhe fluksi i turistëve në vend”, tha ai.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME