Eskalimi në Kosovë: BE po tutet, kërkon ta evakuojë KFOR-i

Një firmë e hedhur më 12 shtator hapi një kapitull të ri në marrëdhëniet e sigurisë në Kosovë. Në të njëjtën datë, ShBA pezulloi Dialogun Strategjik me Kosovën, ndërsa KFOR-i dhe BE nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për koordinim dhe mbështetje në krizë.

NATO-ja i tha Klan Kosovës se mandati i KFOR-it sipas Rezolutës 1244 është garantimi i stabilitetit dhe lirisë së lëvizjes. Por, për një ligjvënëse kjo marrveshje është krejt normale.

Mirëpo ndryshe mendon një njohës i sigurisë pasi për të gjendja në Kosovë nuk është stabile. Sipas tij, shteti kosovar mund të pësojë shumë pasi s’ka kapacitete mbrojtëse.

KFOR-i u vendos në Kosovë që nga viti 1999, pas përfundimit të konfliktit me Serbinë.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME