Pse vera e kuqe disa njerëzve u shkakton dhimbje koke? Ja çfarë thotë shkenca

Edhe ata që zakonisht nuk reagojnë keq ndaj alkoolit mund të përjetojnë dhimbje koke nga vera e kuqe

Sipas një studimi të ri të botuar në revistën Scientific Reports, shkaku mund të jetë një antioksidant natyral që gjendet te vera e kuqe, i cili ndërhyn në procesin normal të metabolizmit të alkoolit në trup.

Kërkimet e mëparshme kanë treguar se vera e kuqe ka më shumë gjasa të shkaktojë dhimbje koke te njerëzit që janë të ndjeshëm ndaj alkoolit. Krahasuar me pijet e forta, verën e bardhë ose verën e gazuar, ajo është deri në tre herë më problematike se birra. Madje nuk është e nevojshme të pini shumë – dhimbjet e kokës mund të shfaqen brenda 30 minutash pas vetëm një ose dy gotash.

Si një antioksidant mund të bëhet toksik?

Për të kuptuar pse vera e kuqe provokon dhimbje koke, studiuesit analizuan rolin e kvercetinës – një flavanol (nënklasë e flavonoideve) që gjendet natyrshëm në shumë fruta dhe perime, përfshirë rrushin. Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, flavonoidet sjellin përfitime për shëndetin e zemrës dhe të trurit. Kvercetina është e njohur si antioksidant i shëndetshëm dhe madje shitet si suplement, por kur kombinohet me alkoolin mund të bëhet problematike.

“Kur hyn në qarkullimin e gjakut, trupi e shndërron atë në një formë tjetër të quajtur kvercetin glukuronid,” shpjegon për Everyday Health bashkëautori i studimit, Dr. Andrew Waterhouse, profesor në Universitetin e Kalifornisë, San Diego.

Në këtë formë, kvercetina bllokon metabolizmin e alkoolit, duke shkaktuar grumbullimin e një toksine të quajtur acetaldehid. Autorja kryesore e studimit, Dr. Apramita Devi, shpjegon: “Acetaldehidi është një toksinë e njohur, irritues që mund të shkaktojë inflamacion. Nivelet e larta të tij lidhen me skuqje, dhimbje koke dhe nauze”.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME