Situata gjeopolitike botërore mbetet e mbushur me tensione, nga lufta në Ukrainë te konflikti në Gazë, e deri te përplasjet e fundit mes Shteteve të Bashkuara dhe Venezuelës. Por në Azi, një pikë e nxehtë e vazhdueshme është raporti i trazuar mes Kinës dhe Tajvanit.
Më 13 shtator, sipas Reuters, Pekini dërgoi për herë të parë në ujërat pranë Tajvanit luftanijen më të ri, Fujian, i shoqëruar nga dy shkatërrues raketorë. Lëvizja, e paraqitur nga Kina si një test teknik i planifikuar, është interpretuar nga fqinjët si një sinjal i fuqisë në rritje të marinës kineze. Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit konfirmoi gjurmimin e tij, ndërsa Japonia vuri në dukje seriozitetin e pranisë së një mjeti të tillë strategjik, shkruan A2 CNN.
China’s most advanced aircraft carrier, Fujian, sailed through the Taiwan Strait and into the South China Sea during sea trials — a step toward formal commissioning. pic.twitter.com/GryIYvm2c2
— China Perspective (@China_Fact) September 13, 2025
Fujian është e treta luftanije e Kinës, por ndryshe nga paraardhësit Liaoning dhe Shandong, përdor sisteme moderne elektromagnetike për nisjen e avionëve, duke iu afruar modelit të flotës amerikane. Me gjatësi 316 metra dhe një peshë prej deri në 85 mijë tonësh, ajo është anija më e madhe luftarake e ndërtuar ndonjëherë nga Pekini. Kapacitetet e tij përfshijnë radarë të avancuar, sisteme mbrojtjeje HQ-10 dhe H/PJ-11, si dhe avionë luftarakë J-15 dhe J-35.
Me këtë luftwnije, Pekini jo vetëm konsolidon praninë e tij në Detin e Kinës Lindore, por synon edhe zgjerimin e ndikimit në Oqeanin Indian dhe më gjerë. (A2 Televizion)