Dyshime për kërcënim rus në Poloni, autoritetet në gjendje gatishmërie

Autoritetet në lindje të Polonisë, në rajonin kufitar me Ukrainën, janë vendosur në gjendje gatishmërie të lartë këtë të shtunë pasdite, pas raportimeve për një kërcënim me dron, i dyshuar se është me origjinë ruse.

Sipas mediave lokale, avionë luftarakë u ngritën për të përballuar situatën, ndërsa Aeroporti i Lublinit u mbyll përkohësisht.

Në disa zona të rajonit u dëgjuan sirenat e alarmit, në kuadër të masave të sigurisë të ndërmarra nga autoritetet.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME