Në kilometrin 537.5 të autostradës Egnatia në Greqi, në pikën e pagesës Iasmos, një aksident i rëndë i mori jetën tre shtetasve shqiptarë dhe la të plagosur dy të tjerë.
Sipas autoriteteve greke, një kamion u përplas me dy makina që ndodheshin të ndaluara në një radhë prej 600 metrash.
Pas goditjes, mjetet shpërthyen në flakë, duke shkaktuar karbonizimin e tre nga katër pasagjerëve në njërin prej automjeteve.
Viktimat e aksidentit tragjik janë:
Viktor Bushi, 59 vjeç, banues në Metamorfosi, Athinë
Klarenc Kaçaj, 61 vjeç, banues në Dhrapetsona, Athinë
Marianka Bushi Aliraj, 57 vjeçe
Një nga të plagosurat është Mardalena Kaçaj, 49 vjeçe, e cila ndodhej në sedilen pas drejtuesit të automjetit.
Ajo u shpëtua nga kalimtarë të rastit dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.