Drama që ndau një familje: 26-vjeçari dyshon se është babai i vëllait të tij

Një histori e pazakontë familjare ka dalë në qendër të vëmendjes në Shtetet e Bashkuara. Logan Gifford, 26 vjeç nga Las Vegasi, ka ngritur dyshime se mund të jetë babai biologjik i vëllait të tij 15-vjeçar. Pretendimi lidhet me abuzimet seksuale që ai thotë se ka përjetuar nga nëna e tij që në fëmijëri.

Sipas rrëfimit të tij për UNILAD, Logan tregon se nëna, Doreen Gifford, e kishte abuzuar seksualisht kur ai ishte vetëm 10 vjeç. Në vitin 2015, Doreen u dënua me të paktën tetë vjet burg për tentativë sulmi seksual, incest dhe veprime të pahijshme me një fëmijë nën moshën 14 vjeç. Megjithatë, ajo e ka mohuar fajin, duke pranuar një marrëveshje të njohur si Alford plea, ku i akuzuari nuk pranon krimin, por pranon se prokuroria ka prova të mjaftueshme për ta dënuar.

Që prej atij momenti, Logan dhe vëllai i tij kanë ndërprerë kontaktet me të dy prindërit, përfshirë edhe babain e tyre, Theodore Gifford. Kujdesi për të miturin ka kaluar te Logani, i cili është bërë figura prindërore e tij.

Për të zbuluar të vërtetën, Logani ka kryer një test atësie. Rezultatet dolën të paqarta, pasi përputhshmëria e ADN-së ishte 99.9% si me të, ashtu edhe me babain e tij. Kjo e bën të pamundur përcaktimin e qartë nëse ai është vëllai apo babai biologjik i adoleshentit.

Në intervistën për UNILAD, Logan tha se pavarësisht rezultateve, marrëdhënia e tij me vëllain nuk do të ndryshonte: “Ia kam thënë shumë herë se ai është dhe gjithmonë do të mbetet vëllai im. Nuk dua që ai të më thërrasë ‘baba’. Unë tashmë jam figura atësore për të në shumë drejtime.”

Megjithatë, ai pranoi se nuk e di se si do të reagojë vëllai i tij nëse zbulohet e vërteta: “Mund të lutem për më të mirën, por unë dhe familja jemi të përgatitur t’i japim ndihmë shtesë nëse i duhet.”

Disa anëtarë të familjes madje kanë shpresuar që testi të konfirmojë atësinë e Logan, vetëm për ta mbyllur këtë kapitull. Por ai vetë e sheh këtë si një të vërtetë të hidhur:

“Kjo do të thotë që unë do të doja që vëllai im të ishte produkt i abuzimit tim nga nëna ime. Është një pilulë e hidhur për t’u gëlltitur.”

Në fund, Logan tha se do ta pranojë çdo rezultat, sepse më e rëndësishmja është që vëllai i tij të dijë pse ka lindur në këto rrethana dhe pse përballet me vonesa njohëse. Për të, e vërteta është më pak e dhimbshme se mosdija.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME