“Nuk mund të imagjinoj asgjë më të keqe se ajo që pashë”, burri që vdiq për gjashtë minuta rrëfen përvojën e tmerrshme në jetën pas vdekjes

Një burrë që ishte shpallur klinikisht i vdekur për gjashtë minuta ka rrëfyer një përvojë tronditëse për jetën pas vdekjes, duke e përshkruar atë si “një vend vërtet të tmerrshëm”.

Historia e tij u publikua në platformën Reddit, ku ai ndau detajet e asaj që përjetoi, transmeton Korrespodenti.

Ai tregon se ngjarja ndodhi kur ishte vetëm 15 vjeç, pas një episodi të fibrilacionit ventrikular – një çrregullim i rrezikshëm i ritmit të zemrës.

“Kur mbërritën shërbimet emergjente, më gjetën pa puls. Zemra ime kishte ndaluar së rrahuri për gjashtë minuta të plota”, shkroi ai.

Burri kujton se “udhëtimi” i tij për në botën tjetër filloi me një “dritë të bardhë” që e thithi dhe i dha ndjesinë se po ngjitej lart.
“Kalova disa ‘porta’ para se të mbërrija në një vend që e përshkrova si ‘përtej realitetit’,” tregon ai. Atje, disa “forca jete” iu afruan. “Për shkak të edukimit tim të krishterë, mendova se ishin engjëj. Në formën time shpirtërore hapa krahët, duke pritur përqafimin e tyre.”
Por, në vend të një përqafimi ngushëllues, ai thotë se ndjeu “prangat” e fuqisë së tyre, ndërsa e pushtuan ndjenja “poshtërimi dhe terrori”.

“Ishte një ndjenjë e ftohtë dhe tallëse. Ata ishin zotër të pamëshirshëm,” shkruan ai, duke i përshkruar si qenie që qeshnin me të në mënyrë të “ftohtë” dhe “përçmuese”.

Ai tregon se këto qenie filluan t’i zbulonin “të vërteta tronditëse për ekzistencën”: “Universi ynë, ashtu si shumë të tjerë paralelë, ekziston vetëm për të prodhuar shpirtra. Këto nuk lindin rastësisht, por krijohen me qëllim nga qenie që nuk janë perëndi të mëshirshme, por qenie të pangopura që nuk kujdesen për ata që krijojnë. Qëllimi ynë përfundimtar është të ‘piqemi’ derisa të jemi gati për t’u shërbyer atyre në një plan më të madh.”

“Nuk mund të imagjinoj asgjë më të keqe se ajo që përjetova, një ndjenjë dhimbjeje dhe mundimi që nuk mund të përshkruhet”, shton ai në rrëfimin e tij.

Burri thotë se gjatë asaj përvoje u paralajmërua të mos e tregonte këtë histori. Megjithatë, pas ringjalljes, ai tentoi t’ua shpjegonte të tjerëve atë që kishte ndodhur.

“Shumë e hodhën poshtë, duke thënë se ishte thjesht pasojë e traumës. Madje, për një kohë, e binda veten se kishte qenë një ëndërr,” shkruan ai.

Gjithçka ndryshoi kur ai e takoi një autor libri që pretendonte se kishte parë Zotin në jetën pas vdekjes. “Ai më tha: ‘E di të vërtetën, skllavëria na pret të gjithëve’. Por e kuptova se nuk po thoshte gjithçka. Një shikim i tij e tradhtoi – ai e dinte çfarë ndodh me të vërtetë, por gënjeu në librin e tij.”

“Mësova gjëra për universin tonë që do të doja të mos i kisha mësuar. Ndoshta duke ndarë këtë histori, mund ta ndihmoj njerëzimin të përgatitet për atë që na pret pas vdekjes”, shkruan ai në përfundim të rrëfimit të tij. /Korrespodenti

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME