Ky është i dyshuari për vrasjen në Hajvali

Policia e Kosovës ka identifikuar personin e dyshuar për vrasjen e 41-vjeçarit Muhamet Matoshi, që ndodhi mbrëmjen e së hënës në Hajvali të Prishtinës. Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se ai është Xhemajl Nuhiu.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Minatori”, ku, sipas të dhënave fillestare, pas një ngatërrese në komunikacion mes viktimës dhe të dyshuarit ka shpërthyer një konflikt verbal, i cili ka eskaluar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Matoshi ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka konfirmuar se viktima është sjellë pa shenja jete dhe me plagë nga arma e zjarrit.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet dhe është në kërkim të të dyshuarit, ndërsa rrethanat e plota të rastit po hetohen.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here