Dejona Mihali u bën thirrje atyre që votuan pro kësaj gjykate të kërkojnë falje, duke theksuar se ajo ka rezultuar e dëmshme për Kosovën dhe për figurat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Në çdo kohë dhe çdo ditë, mbetet e rëndësishme të kërkohet falje për ata që miratuan Gjykatën Speciale, një barrë e rëndë morale për çdo individ që zgjohet dhe bie në gjumë me këtë faj ndaj popullit shqiptar.
Postimi i plotë:
Çdo ditë është një ditë e mirë për të kërkuar një falje të madhe për ata që e miratuan Gjykatën Speciale.
Çdo ditë është ditë e humbur për këdo që këto 10 vite zgjohet e flen me këtë barrë të madhe mëkati ndaj popullit shqiptar pa kërkuar falje.
Ish Presidenti, ish kryeministri, ish ministrat, ish ministri i drejtësisë, ish deputetët e PDK, LDK e plot prej tyre edhe deputetë aktual.
Edhe ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, anëtarët e gjykatës kushtetuese që e aprovuan ndryshimin e kushtetutës enkas për Gjykatën Speciale në Hagë.
Edhe sot është një ditë e mirë për të kërkuar falje. Para 5 ditëve u bënë 10 vite nga dita e votimit dhe e protestës ku munguan të gjithë ata që e votuan dhe e dëmtuan kaq rëndë vendin.
UÇK po gjykohet padrejtësisht në Hagë nga dora e ngritur e atyre që sot nuk kanë kurajo të kërkojnë as falje.