Trump falënderon Osmanin për pranimin e të deportuarve nga ShBA-ja

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka dërguar një letër falënderuese Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për pranimin e përkohshëm të migrantëve të deportuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas Osmanit, Trump e ka cilësuar këtë vendim si një shenjë të “bashkëpunimit të fortë” mes dy vendeve.

Lajmi është publikuar nga mediumi amerikan Bloomberg, i cili citon një postim të presidentes Osmani në Facebook, ku ajo bën të ditur se ka marrë letrën nga presidenti Trump dhe se ky i fundit ka shprehur dëshirën për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe “në vitet në vijim”.

Bloomberg kujton se në muajin qershor Kosova pranoi kërkesën e SHBA-ve për të strehuar përkohësisht deri në 50 shtetas të vendeve të treta në vit, të cilët nuk mund të ktheheshin në vendet e tyre të origjinës. Kjo iniciativë u prezantua nga autoritetet në Prishtinë si dëshmi e aleancës strategjike me Washingtonin, pavarësisht disa kritikave të brendshme.

Tutje, artikulli thekson se Departamenti Amerikan i Shtetit është në kërkim të vendeve të reja partnere që mund të pranojnë persona të deportuar, pjesërisht për shkak të kostove të larta dhe mungesës së hapësirës në qendrat e ndalimit në SHBA.

Në këtë kontekst, Kosova i është bashkuar një liste në rritje të vendeve që janë të gatshme të mbështesin planin e administratës Trump, një listë që sipas Bloomberg tashmë përfshin edhe Eswatinin dhe Sudanin e Jugut.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here