Ymeri: SHBA e ka lexuar si dhunë veprimtarinë politike të Vetëvendosjes dhe ka kërkuar heqje dorë prej saj

Analisti, Visar Ymeri, ka deklaruar se në vitin 2017 Vetëvendosje për herë të parë është pritur zyrtarisht në ambientet e Departamentit amerikan të Shtetit. Ymeri tha se këtë takim e kishte zhvilluar personalisht me Matthew Palmer, i cili në atë kohë ishte një nga zyrtarët kryesorë të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

“Zotëri Palmer është i pari zyrtar i State Department-it i cili e ka prit Lëvizjen Vetëvendosje zyrtarisht në zyrat e State Department. Deri atëherë, deri në vitin 2017, kur unë si sekretar i Lëvizjes pata shku në Uashington DC dhe ndër të tjera kam pas takim me zotëri Palmer në zyrat e State Department-it. Lëvizja Vetëvendosje nuk ka hy zyrtarisht në State Department më herët, ka pasur takime me përfaqësues të State Department-it nëpër kafe,” tha Ymeri, raporton Paparaci.

Sipas tij, ky takim ka shënuar një kthesë në raportin mes Vetëvendosjes dhe diplomacisë amerikane.

“Është hera e parë që Lëvizja Vetëvendosje, pas zgjedhjeve të 2017-ës, pra hyn zyrtarisht në State Department. Nuk ka qenë kundër Vetëvendosjes Palmer. Po të ishte dikush tjetër, ndoshta do të thoshte ‘unë nuk po du’, por ai e ka pranuar,” u shpreh Ymeri.

Ai po ashtu ka zbuluar se në këtë takim, Palmer kishte parashtruar tri kërkesa për Vetëvendosjen, ndër të cilat më e rëndësishmja ishte që lëvizja të distancohej nga dhuna si mjet politik.

“Në atë takim tri kërkesa i ka pas Palmer për Vetëvendosjen. Së pari, me heq dorë nga dhuna. Secilin veprim që e ka pas Lëvizja Vetëvendosje politik në Kuvend, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë lexuar si dhunë,” tha Ymeri.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here