“O Albin”, Qytetari që ndali Fitore Pacollin në Kuvend për “hajninë”, provon ta ndalë edhe Kurtin

Një qytetar i cili sot po qëndron në oborrin e Kuvendit të Kosovës, e që pak minuta më parë ka ndalë deputeten Fitore Pacolli duke i thënë se je “hajne me dokumenta”, ka provuar që ta ndalë edhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

“O Albin”, është dëgjuar teksa e thërret Kurtin, derisa shtonte se e njeh kreun e VV’së.

Megjithatë Kurti s’është ndalur dhe ka vazhduar drejt Kuvendit i rrethuar me truprojat.

Qytetari është penguar për t’iu afruar Kurtit edhe nga një police brenda oborrit të Kuvendit.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here