Dyshohet se bashkëpunoi me grupin kriminal, policia e arreston edhe pronarin e një argjendarie në Prishtinë.
Është arrestuar një person me inicialet T.B, pronari i një argjendarie në Prishtinë, i njëjti dyshohet se ka bashkëpunuar me hajnat, rasti Suhareka.
Ai dyshohet se ka bëre shit-blerje të arit me grupin kriminal. Sipas raportimeve të mediave thuhet që të njëjtit i është mbyllur argjendaria kurse policia është në fazën e hetimeve..