Trump: Do të dërgojmë armë në Ukrainë nëpërmjet NATO-s

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se do të dërgojë armë, përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot, në Ukrainë nëpërmjet NATO-s.

“Në një marrëveshje të re, do t’i dërgojmë Patriot NATO-s dhe më pas NATO do t’i shpërndajë ato”, tha Trump, duke shtuar se NATO do të paguajë për armët.

Bëhet e ditur se njoftimi i tij vjen pasi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, foli për një “dialog pozitiv” me Trumpin për të siguruar që armët të mbërrinin në kohë.

Ai tha se kishte kërkuar 10 sisteme Patriot pas një rritjeje të sulmeve ruse me dronë dhe raketa në qytetet ukrainase gjatë javës së kaluar.

Patriot zbulon dhe kap raketat që vijnë dhe konsiderohen si një nga sistemet më të mira të mbrojtjes ajrore në botë, shkruan BBC.

Udhëheqësi ukrainas tha se Gjermania ishte gati të paguante për dy Patriot dhe Norvegjia për një, ndërsa partnerë të tjerë evropianë ishin gjithashtu të përgatitur për të ndihmuar.

Ndryshe, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio tha se u kishte kërkuar vendeve, përfshirë Gjermaninë dhe Spanjën, të dorëzonin disa nga bateritë e tyre ekzistuese Patriot, pasi ato mund të arrinin në Ukrainë më shpejt.

“Ne kemi vazhduar t’i inkurajojmë aleatët tanë të NATO-s që të ofrojnë këto armë… meqenëse i kanë në stoqet e tyre, atëherë mund të hyjmë në marrëveshje financiare… ku ata mund të blejnë zëvendësimet”, tha ai.

Raportohet se Departamenti i mbrojtjes i SHBA-së ndaloi disa dërgesa të armëve kritike javën e kaluar, duke ngritur shqetësime në Kiev se mbrojtja e saj ajrore mund të dobësohet brenda pak muajsh.

Ndër armatimet që raportohet se janë ndaluar ishin raketat interceptuese Patriot dhe predhat e artilerisë precize.

Pastaj, ndërsa Ukraina u godit nga një numër rekord sulmesh me dronë këtë javë, Trump tha se do të dërgoheshin më shumë armë: “Ne duhet… Ata po goditen shumë fort tani”.

Zelensky kishte bërë thirrje që dërgesat të rifillonin, duke i përshkruar sistemet Patriot si “mbrojtës të vërtetë të jetës”.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here