Oresidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka përmendur sërish rolin administratës së tij në zgjidhjen e kontesteve ndërkombëtare, përfshirë ato mes Kosovës dhe Serbisë.
Trump deklaroi se gjatë mandatit të tij kishte ndërmarrë hapa për të shmangur konflikte të mundshme në disa pjesë të botës, mes tyre edhe Ballkani.
“Kam arritur të zgjidh shumë prej këtyre situatave, si për shembull India dhe Pakistani, Kosova dhe Serbia. U thashë: a do të luftoni? Ne nuk do të tregtojmë. Dhe duket se kjo ka qenë mjaft e suksesshme dhe po shkon drejt fundit”, tha Trump.
.@POTUS: "We have closed the USAID group to eliminate waste, fraud, and abuse… and we're working tirelessly to forge new economic opportunities involving both the United States and many African nations… this will be far more effective and sustainable." pic.twitter.com/S64PohHTYj
— Rapid Response 47 (@RapidResponse47) July 9, 2025