Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar dorëheqjen e ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, i cili humbi jetën në rrethana të dyshimta pas ndërhyrjes së pesë zyrtarëve policorë në Lipjan.
Deputeti Përparim Gruda në seancën e 44-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, kërkoi veprim të menjëhershëm institucional për zbardhjen e rastit dhe vendosjen e përgjegjësisë.
“Ne kërkojmë përgjegjësi për këtë ngjarje tragjike që na ka tronditur të gjithëve. Nuk mund të ketë heshtje kur humb jetën një i ri pas ndërhyrjes së forcave të rendit.
Në emër të PDK-së, kërkoj dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, për këtë dështim të rëndë politik dhe institucional”, tha Gruda.