Aeroplanmbajtësja ”USS Ford Carrier Strike Group” do të vendoset në Lindjen e Mesme javën e ardhshme, duke e çuar numrin e anijeve luftarake amerikane në rajon në tre, thanë dy zyrtarë për CNN.
Ndërkohë, aeroplanmbajtësja tjetër amerikane ”Nimitz”, e cila po lundronte në Detin e Kinës Jugore, vendosi dje një kurs perëndimor për në Lindjen e Mesme, mes konfliktit midis Izraelit dhe Iranit, sipas faqes së internetit ”Marine Traffic”, e cila gjurmon pozicionet e anijeve në të gjithë botën në kohë reale.
”Një pritje e planifikuar në bordin e ‘Nimitz’, si pjesë e vizitës katërditore të aeroplanmbajtëses në Danang, në Vietnamin qendror, është anuluar”, tha një zyrtar i qeverisë vietnameze duke cituar një letër nga ambasada amerikane.