Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë ditën e sotme një subjekt në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, duke ngritur një re të madhe tymi që është bërë menjëherë shqetësuese për banorët dhe kalimtarët në zonë.
Sipas informacionit paraprak, flakët janë të dukshme nga distanca, por autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje zyrtare për shkakun e zjarrit apo për situatën aktuale në vendngjarje.
Forcat e emergjencës janë nisur drejt vendit për të vlerësuar situatën dhe për të ndërmarrë masat e nevojshme për fikjen e flakëve dhe sigurimin e zonës.
Qytetarët këshillohen të shmangin kalimin në këtë zonë deri në njoftimin e mëtejshëm nga autoritetet për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm për jetën dhe shëndetin.
Do të vijojmë të raportojmë për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë ngjarje.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.