Agon Batusha do të jetë kandidat për kryetar të Gjakovës nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ish-deputeti ka marrë përkrahjen e degës lokale dhe qëndrore për të sfiduar Ardian Gjinin në zgjedhjet e 12 tetorit.
Batusha është kryetar i degës së VV-së në Gjakovë, ndërsa në zgjedhjet e fundit nuk arriti të siguronte votat në garën për deputet.