Babanë nuk e takoi kurrë. Por, uniformën e dëshmorit, Shaban Berisha, e ruan me xhelozi. Çlirim Berisha, 24 vjeç, me uniformën e babait të tij këtë të martë qëndroi në Prekaz.
Krenaria që ndien për babanë është e madhe, andaj edhe vizitat në kullën e Jasharëve i ndien obligim.
Ditëlindja e komandantit Adem Jashari, përpos Çlirimit, solli në Prekaz edhe qindra qytetarë të tjerë.
Disa prej tyre, madje, e njihnin komandantin për së afërmi.
28 Nëntori, pos që shënon ditën e pavarësisë së Shqipërisë dhe ditëlindjen e Komandantit Adem Jashari, është edhe datë e daljes së parë publike të UÇK-së. /atvlive.tv