Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nenad Rashiq, në një intervistë për Klan Kosova i pyetur për incidentin e fundit të ndodhur në Mitrovicë të Veriut, ka thënë se të gjithë maturantët ishin viktima atë ditë, meqë ata po festonin si për çdo vit, fundin e vitit shkollor, shkruan Gazeta Express.
Rashiq ka thënë se maturantët s’janë fajtor dhe se s’kanë qenë as nën ndikimin e Arsenijeviqit.
“Kisha thanë që viktima janë të gjithë maturantët. Maturantët s’janë fajtor sepse po festonin fundin e vitit shkollor”, ka thënë Rashiq, raporton Express.
“S’ka ndodhë diçka spektakulare, kjo ndodh për çdo vit”, është shprehur Rashiq.