Gërvalla tha se ka rrezik që 4 deputetë të Listës Serbe ta votojnë Kurtin, Rashiq: S’ndodh, as mirëmëngjesi s’më thonëShare Button Gazeta Blic Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nenad Rashiq, i pyetur për një deklaratë të deputetes Donika Gërvalla se ka rrezik që disa deputetë të Listës Serbe ta votojnë krijimin e Qeverisë Kurti, ka thënë se s’ka gjasa që të ndodh një gjë e tillë, meqë sipas tij ata janë tepër të disiplinuar.Rashiq thotë se ata s’guxojnë t’i thonë as mirëmëngjesi, për faktin që janë në kontroll të plotë të partisë dhe Vuçiqit.
“Nuk e shoh si diçka të mundshme. E di se çfarë dicipline kanë. Ata persona të Listës Serbe, janë emruar si deputet. S’ka qenë diskutabile a do të jenë deputetë, vetëm ka qenë sa prej tyre do të jenë deputetë. S’guxojnë as mirëmëngjesi mem thanë”, ka thënë Rashiq në Klan Kosova.