Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, ka thënë se vendi i Kosovës është në BE, e se me një emisar të ri për dialogun Kosovë-Serbi është koha për ta kapur mundësinë dhe ecur përpara.
“Nuk mund ta theksoj sa i rëndësishëm është zgjerimi për BE-në. Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor është një mundësi e mirë për ambiciet e juaja dhe përmbushjen e agjendës së reformave. E di se dialogu Beograd-Prishtinë nuk është i lehtë, por do të kontribuonte në stabilitetin e rajonit”.
“Vendi i Kosovës është në familjen e BE-së. Me një emisar të ri, është koha për të kapur mundësinë dhe për të ecur përpara. Keni bërë punë të mirë në fuqizimin e demokracisë”.