500 fletë votimi nuk janë gjetur në KZA nr 59 në Fier, në Qendrën e Votimit 3134/01. Sipas informacioneve, në QV janë marrë 547 fletë votimi, por kanë gjetur vetëm 47 prej tyre.
Ndërsa në sistem del që janë dërguar 547 fletë. Situata e paprecedentë ka ndodhur në Qendrën e Votimit në shkollën “Kostandin Peto” në Fier.