Viktima 34 vjeçare në Rrugën B në Prishtinë është dizajneri kosovar Festim Isufi

Policia e Kosovës kanë konfirmuar se sot në Rrugën B në Prishtinë pasi informatave që kanë marrë, kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me mjekët emergjent dhe kanë konstatuar vdekjen e një mashkulli 34 vjeçar.

Në media tashmë raportohet se viktima është dizajneri i njohur kosovar, Festim Iusfi.

Siç ka mësuar Express nga burimet brenda hetuesisë, viktima dyshohet se pasi e kishte lënduar të dashurën e tij me thikë, e kishte goditur më pas edhe veten për vdekje.

Nuk dihen ende rrethanat e rastit , gjë për të cilën Policia e Kosovës po punon të zbardhen.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here