Guvernatori i rajonit Zaporizhzhia të Ukrainës thotë se Rusia ka goditur tetë fshatra ukrainase gjatë një armëpushimi të supozuar.Ivan Fedorov tha në Telegram se vendbanimet u goditën nga 150 dronë dhe 70 predha artilerie.
Një armëpushim i shpallur nga Vladimir Putin hyri në fuqi në orët e para të së enjtes.
Ai ka thënë se do të zgjasë tre ditë, ndërsa do të mbahen festimet e Ditës së Fitores.Dje, Ukraina akuzoi Rusinë për shkelje të armëpushimit të saj më shumë se 700 herë në 12 orët e para.
Ndërkohë në Moskë mbahet parada e Ditës së Fitores ku pritet të marrin pjesë udhëheqës botëror përfshirë edhe disa liderë nga Ballkani.