Zyrtari policor në Suharekë voziste veturën pa regjistrim që nga 2019 – IPK rekomandon suspendimin

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor të stacionit policor në Suharekë, pasi ai është kapur duke drejtuar veturën e tij private të paregjistruar që nga viti 2019.

Sipas komunikatës për media, hetuesit e IPK-së kishin pranuar informacione operative që ngritnin dyshime se polici në fjalë po qarkullonte me veturë pa regjistrim.

Pas verifikimit të informatave, zyrtari policor u ndalua sot nga hetuesit në rrugë dhe iu kontrollua dokumentacioni i automjetit. Rezultoi se vetura nuk kishte regjistrim aktiv për më shumë se pesë vjet.

“Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë pranuar informacione përmes rrugëve operative bazuar në të cilat dyshohej se një zyrtar policor i Stacionit Policor të Suharekës drejton veturën e tij private pa regjistrim.

Pas pranimit të informacionit është verifikuar informacioni dhe zyrtari në fjalë është ndaluar sot në rrugë nga hetuesit e IPK-së ku pas kontrollit të dokumentacionit të veturës së tij ka rezultuar se ky automjet nuk është regjistruar që nga viti 2019.

Lidhur me rastin janë njoftuar Njësia e Trafikut Rajonal të Prizrenit të cilët kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore kurse IPK ka rekomanduar suspendimin për zyrtarin policor”, thuhet në njoftim.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here