Trump i veshur si Papë, fotoja e krijuar me IA nga Shtëpia e Bardhë “trazon” rrjetin

Pasi ditë më parë e tha si me humor “unë dua të jem Papë”, Trump ka bërë një hap konkret, ka postuar një fotografi të të krijuar nga AI ku është i veshur si Papë.

Fotografia është bërë virale. Presidenti amerikan Donald Trump gjatë javës që po lëmë pas ka thënë me shaka se ai vetë do të ishte “zgjedhja e tij e parë” për udhëheqës të Kishës Katolike.

“Do të më pëlqente të isha papë,” u shpreh ai të martën për një gazetar, duke shtuar më pas se nuk ka ndonjë preferencë për atë që duhet ta marrë këtë rol.
Trump, i cili është miliarder dhe është martuar tri herë, nuk ka ndonjë mundësi reale të bëhet Papë, pasi udhëheqësi i Kishës Katolike zgjidhet nga kardinalët dhe duhet të jetë anëtar i hierarkisë fetare, shkruan Politico.eu.
Kisha Katolike po kërkon një papë të ri pas vdekjes së Papa Françeskut këtë muaj.

Megjithatë, Trump përmendi kardinalin e Nju Jorkut, Timothy Dolan, duke thënë se është “shumë i mirë” dhe se “do të shohim çfarë ndodh”.

Dolan nuk është ndër emrat kryesorë që përmenden për këtë rol, dhe deri më tani, nuk ka pasur asnjëherë një papë nga Shtetet e Bashkuara.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here