Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen nga funksioni ekzekutiv, në përputhje me nenin 72 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Në një letër drejtuar Kryesuesit të Seancës Konstituive, Avni Dehari, dhe Sekretarit të Kuvendit, Arben Loshi, Kurti njofton dorëheqjen e tij të datës 19 prill 2025, duke theksuar se veprimi i tij vjen në përputhje me dispozitat kushtetuese që ndalojnë një deputet të mbajë njëkohësisht një post ekzekutiv.
“Duke u mbështetur në nenin 72 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës […] ju njoftoj se më datë 19 prill 2025 jap dorëheqje nga pozita e Kryeministrit në detyrë”, thuhet në letrën e nënshkruar nga Kurti.