Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, para gazetarëve në hollin e Kuvendit, u shpreh se partia e tij është e gatshme për zgjedhje dhe ka propozuar edhe datën se kur mund të mbahen ato, transmeton Korrespodenti.
Ai tha se PDK ka ardhur në Kuvend për të zhbllokuar procesin dhe për të mundësuar betimin e deputetëve të rinj dhe formimin e institucioneve.
“Po, ne jemi të gatshëm për zgjedhje. Unë e kam propozu edhe datën. Kam pasë propozu datën edhe vjet, nuk jua pat marrë mendja. Edhe sivjet jua kam propozu datën – për mua 15 qershori vazhdon me qenë shumë i përshtatshëm,” tha Krasniqi.
Sipas tij, qytetarët kanë votuar për të pasur një përfaqësim të denjë në Legjislaturën e nëntë dhe se është koha për ta zhbllokuar situatën.