Një rast i rëndë ka ndodhur në Zvicër.
Një burrë nga Kosova dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri bashkëshorten e tij, gjithashtu nga Kosova.
Siç raportojnë mediat lokale në Zvicër, i dyshuari ka dalur jashtë shtëpisë dhe ka shtënë edhe në ajër.
Pasi u fut brenda, shtëpia nisi të digjej, transmeton Nacionale.
Më pas, Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dy trupa të pajetë.
Jozyrtarisht raportohet se i dyshuari e ka qëlluar edhe veten.
Rrethanat e tjera të kësaj ngjarjeje ende nuk dihen.