Drejtori menaxhues i ZRRE-së: Kemi pranuar qindra komente nga qytetarët me kundërshtime për propozimin e rritjes së çmimit

Drejtori menaxhues i ZRRE-së, Petrit Pepaj, në mbledhjen e sotme të ZRRE-së tha se në vlerësimet për vitet 2025 është parashikuar edhe import meqë njësitë gjeneruese janë në planifikim të mirëmbajtjes.

Ai foli edhe për procesin e ankesave për propozimin për rritjen e çmimit të rrymës, për të cilat tha se janë trajtuar “me kujdes” dhe se raporti me komente do të bëhet publik.“Gjatë gjithë procesit kemi pranuar qindra komente nga qytetarët, komente nga shoqëria civile, nga KOSTT, KEDS, KESCO, Elektrosever, nga zyra e deputetit Armend Muja, Qeveria, Ministria e Ekonomisë dhe Presidenca. Me të përfunduar konsultimi publik. ZRRE ka zhvilluar takime bilatrale me të gjitha palët e interesit. Mandati ligjor i ZRRE-së ka dhënë përgjigje dhe sqarime të detajuara. Raporti së bashku me komente është dorëzuar në bord. Ankesat janë shqyrtuar me kujdes maksimal nga stafi profesional”, tha Pepaj.

Ai tha se qytetarët kryesisht kanë shprehur kundërshtimet në raport me këtë proces, duke përmendur ndikimet negative në buxhetin familjar.Ai tha se disa komente janë jashtë mandatit të ZRRE-së.

“Raporti do të bëhet publik”.

Fjala e plotë e Pepajt:

Përshtatjet e Rregullta janë komponentë thelbësore në përcaktimin e çmimeve, të cilat mundësojnë rishikimin e të hyrave për të reflektuar ndryshimet mes vlerave të parashikuara dhe atyre të realizuara të kostove, veçanërisht atyre që janë jashtë kontrollit të ndërmarrjeve të rregulluara.

Në përputhje me mandatin ligjor të përcaktuar në Ligjin për Rregullatorin e Energjisë dhe në përputhje me Rregullën për Përcaktimin e Çmimeve, procesi i Përshtatjeve të Rregullta ka filluar në dhjetor të vitit 2024, përmes letrës iniciuese nga ZRRE-ja, në të cilën është përshkruar edhe orari i këtij procesi.

Në përputhje me afatet kohore, më 30 janar 2025 kemi pranuar aplikacionet për Përshtatje të Rregullta nga KOSTT, KEDS dhe KESCO. Pas shqyrtimit dhe vlerësimit të këtyre aplikacioneve, ZRRE-ja ka përgatitur Raportin Konsultativ, i cili është vendosur për konsultim publik më 14 mars 2025.

Gjatë periudhës së konsultimit publik kemi pranuar rreth 399 komente nga konsumatorët. gjithashtu komente kemi pranuar nga Zyra e Presidentes së Kosovës, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, shoqëria civile, Sindikata e Punëtorëve të Elektrokosovës, nga biznese, si dhe nga ndërmarrjet KOSTT, KEDS, KESCO dhe Elektrosever.

Pas pranimit të komenteve, janë zhvilluar takime bilaterale me palët e interesit. Këto takime janë mbajtur me:

Odat ekonomike në Kosovë dhe anëtarësinë e tyre

Shoqërinë civile

Zyrën e Presidentes

Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik

Avokatin e Popullit

Sindikatën e Punëtorëve të Elektrokosovës dhe

Mediat

ZRRE-ja ka kërkuar të zhvillojë takim edhe me grupin e iniciativës qytetare “Asnjë cent më shumë”, por nuk kemi marrë përgjigje pozitive për takim.

Në të gjitha këto takime janë zhvilluar diskutime konstruktive, ku janë sqaruar shkaktaret kryesor te përshtatjeve dhe mandati ligjor i ZRRE-së per sa i përket përcaktimit te çmimeve, si dhe janë dhënë përgjigje dhe sqarime të detajuara për secilin koment të pranuar, duke u diskutuar ndaras me secilën palë të përfshirë në proces.

Raporti, së bashku me komentet dhe përgjigjet përkatëse ndaj tyre, është dorëzuar në Bord për shqyrtim.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here