Gërvalla udhëton për në New York, do të flas në seancën për Kosovën në Këshillin e Sigurimit në OKB

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në New York, ku do të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB’së që do të mbahet sot në ora 15:00 sipas kohës lokale në New York (në ora 21:00 në Kosovë).

“Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Nju Jork për të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që do të mbahet sot, më 8 prill 2025, në orën 15:00 sipas kohës lokale në Nju Jork (21:00 në Kosovë).”

MPJD njofton se në këtë seancë do të shqyrtohet raporti periodik i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, për zhvillimet në Kosovë.

“Ministrja Gërvalla do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës, duke paraqitur të arriturat e vendit, sfidat aktuale dhe përparimet në fusha të ndryshme si sundimi i ligjit, ekonomia dhe reformat institucionale.”

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here