Kërcet grushti në Vushtrri: Noteri përfshihet në përleshje fizike, përfundon në stacion policor

Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpeshherë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete. E shumë herë në konflikte përfshihen edhe zyrtarë të ndryshëm, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në një zyrë të Noterisë në Vushtrri, ku një noter dyshohet se është përleshur fizikisht me një person tjetër.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për noterin, Bardhyl Dinaj, teksa e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në zyrën e tij në rrugën ‘Hasan Prishtina’.

Sipas burimeve, të dyshuarit fillimisht kanë pasur një konflikt verbal e më pas situata ka eskaluar në dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit. Dinaj dhe i dyshuari tjetër kanë marrë lëndime trupore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital, e më pas janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Sinjali ka provuar që të kontaktojë me noterin Dinaj për të marrë një prononcim lidhur me rastin, mirëpo telefoni i tij ka qenë i paqasshëm.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here