Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një moment argëtues nga pushimet e tij në SHBA, ku ai është sulmuar nga një struc gjatë përpjekjejes për ta ushqyer bashkë me të birin.
Në videon e postuar nga bashkëshortja e tij, Carrie Johnson, ish-kryeministri shihet duke tentuar të ushqejë zogun së bashku me djalin e tij 4-vjeçar, Ëilfred, nga dritarja e makinës.
Papritur, struci fut kokën në dritaren e hapur dhe e kafshon Boris Johnson në dorë.Carrie, e cila e ka postuar videon, e shoqëroi me komentin: “Të tepër qesharake për të mos u postuar,” dhe shpërndau një emoji të qeshur.
Videoja ka marrë shumë komente pozitive dhe ka bërë bujë në rrjetet sociale.Sipas raporteve nga media britanike, familja Johnson është aktualisht duke pushuar në Teksas, SHBA.
Incidenti gazmor ndodhi gjatë një vizite në një park të kafshëve të egra, ku Ëilfred, duke inkurajuar të atin të shtrijë dorën dhe të ushqejë zogun, duket se ka shkaktuar një reagim të papritur kur struci e kafshoi.
Boris Johnson reagoi menjëherë me një të qeshur të dëshpëruar, duke thënë “Oh, f******* ferr!”
Ky moment ka shkaktuar shumë reagime pozitive nga ndjekësit e çiftit në Instagram, ndërsa disa prej tyre e kanë quajtur tepër gazmore videon e shpërndarë.