Në këngën e fundit të publikuar nga Luiz Ejlli, titulluar “Frymë”, konfirmohet shtatzënia e partneres së tij. Kënga është e dedikuar për foshnjën që do të vijë në jetë së shpejti.
Madje në videoklipin e këngës zbulohet edhe gjinia e foshnjës, e cila do të jetë vajzë.
Kënga është publikuar para pak minutash dhe ka marrë mijëra pëlqime.