Verifikimi i votave me postë drejt fundit, Elezi: Mbi 4 mijë vota janë refuzuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke bërë vlerësimin e pakove me fletëvotime nga votimi jashtë vendit, përkatësisht nga votimi përmes postës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një prononcim për Indeksonline ka bërë të ditur se deri më tani janë refuzuar mbi 4 mijë vota, ku njoftoi se arsyeja e refuzimit të këtyre votave është se mungon dëftesa e regjistrimit.

Nga data 9 shkurt, kur ka filluar vlerësimi apo verifikimi i pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës dhe deri më 22 shkurt, këtij procesi i janë nënshtruar 60,997 pako, prej të cilave janë aprovuar 56,947 ndërkaq janë refuzuar 4,050. Arsyeja se përse janë refuzuar këto dërgesa, është se ato janë janë dërguar nga persona që janë anuluar gjatë regjistrimit si votues jashtë Kosovës; u mungon dëftesa e regjistrimit; janë dërguar më shumë se një herë; kanë dërguar më shumë se një fletëvotim; etj.”, ka thënë Elezi.

Elezi, njoftoi se mbi 15 mijë qytetarë kanë votuar në përfaqësi diplomatike ndërsa përmes postës 69 mijë pako me fletëvotime.

“Në përgjithësi, gjatë periudhës së regjistrimit, nga 104,924 shtetas të regjistruar për votim jashtë Kosovës, 84,600, ishin regjistruar për të votuar përmes postës dhe 20,324 të tjerë ishin regjistruar për votimin fizik në përfaqësitë diplomatike.

Nga 20,324 në përfaqësi diplomatike kanë votuar 15,352 votues, ndërkaq në votimin përmes postës KQZ ka pranuar rreth 69 mijë pako me fletëvotime”, tha Elezi.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here