Peshku ‘apokaliptik’ që paralajmëron fatkeqësi shfaqet në plazh, pamjet bëhen virale në internet

Një peshk i rrallë, i njohur si peshku lopatë (oarfish), i cili thuhet se paralajmëron katastrofa natyrore, është gjetur i dalë në breg në Ishujt Kanarie.

Peshku lopatë zakonisht jeton në thellësi të oqeanit, dhe kur shfaqet në sipërfaqe, shpesh shihet si një shenjë ogurzezë.

Kjo krijesë detare u pa nga pushuesit më 10 shkurt dhe ka shkaktuar shqetësime në internet.

Një video e peshkut në plazh është bërë virale në Instagram, duke grumbulluar mbi nëntë milionë shikime, sipas raportimeve të NeedToKnow, përcjell Korrespodenti.

Në video, një burrë me pantallona të shkurtra i afrohet peshkut të gjatë e me luspa argjendi, që ka pendë të gjata portokalli, duke u përpjekur ta ndihmojë.

Peshku lopatë, i njohur në mitologjinë japoneze si Ryūgū no tsukai – ‘Lajmëtari i Perëndisë së Detit’ – historikisht është lidhur me parashikimin e fatkeqësive natyrore, si tërmete, uragane, cunami dhe ciklone.

Ky peshk jeton në thellësi të mëdha, ndaj studimi i tij është shumë i vështirë.

Peshku i gjetur ishte në breg të Playa Quemada në Ishujt Kanarie.

Një postim në rrjetet sociale me titullin: ‘Një peshk lopatë i rrallë doli në breg’ ka marrë mbi 267,000 pëlqime dhe 5,000 komente.

Ky rast në Ishujt Kanarie vjen disa javë pasi një peshk i ngjashëm shkaktoi panik në një plazh në Meksikë.

Surferët e gjetën krijesën në jug të Gadishullit Baja California.

Peshku i madh, sa një dërrasë sërfi, kishte trupin argjend-blu dhe një pendë të kuqe të gjatë në shpinë, por kishte një bisht të dëmtuar.

Peshqit lopatë mund të rriten deri në 11 metra gjatësi dhe të peshojnë mbi 200 kilogramë.

Sipas legjendave, ata janë lajmëtarë të tërmeteve dhe fatkeqësive të tjera natyrore.

Një banor vendas në Meksikë tha: ‘Thuhet se këta peshq shfaqen kur pritet një cunami i fuqishëm.’ /Korrespodenti

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here