“716 vota të regjistruara gabimisht”, VV ankohet për pasaktësi në rezultatet e zgjedhjeve

Lëvizja Vetëvendosje! ka dorëzuar një ankesë lidhur me pasaktësitë e vërejtura në rezultatet preliminare të zgjedhjeve, shkruan Korrespodenti.

Sipas zëvendësministrit të Ekonomisë dhe anëtarit të VV-së, Getoar Mjeku, 716 vota të kësaj partie janë regjistruar gabimisht në favor të subjektit politik Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar.

Këto gabime janë evidentuar në disa vendvotime, përfshirë shkolla në Deçan, Gjilan, Istog, Prishtinë, Prizren dhe Zubin Potok.

Në disa raste, Lëvizja Vetëvendosje! nuk ka asnjë votë të regjistruar, ndërsa Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar ka marrë dhjetëra vota në vend të tyre. /Korrespodenti

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here