Mbi 1 mijë e 600 pako me vota kanë arritur nga Austria.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Elezi ka thënë se këto vota do t’i nënshtrohen vlerësimit.
‘‘Mund t’iu konfirmoj se gjatë pasdites së sotme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë sjellur 1,640 pako me fletëvotime të cilat i takojnë procesit të votimit përmes postës në kutitë postare të KQZ-së jashtë Kosovës, nga Austria”, ka thënë ai.
‘‘Sipas procedurave, fillimisht këto pako me fletëvotime i nënshtrohen procesit të vlerësimit, i cili përfshinë verifikimin nëse ato u takojnë votuesve të regjistruar dhe nëse janë ndjekur procedurat tjera të parapara, ndërkaq numërimi i këtyre fletëvotimeve do të bëhet në një fazë të mëvonshme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, pas ditës së zgjedhjeve. Edhe procesi i vlerësimit të dërgesave postare do të mund të vëzhgohet nga vëzhgues të akredituar nga KQZ-ja, të cilët do të njoftohen me kohë’’, ka shtuar Elezi.