Një grabitje e armatosur ka ndodhur pak më parë në një prej filialeve të një institucioni mikrofinanciar në Prishtinë.
Siç raporton lajmi.net grabitja është kryer nën kërcënimin e armës nga dy persona të dyshimtë dhe të maskuar.
Deri më tani nuk dihet se sa është shuma monetare e grabitur në këtë rast.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet policore të cilët po merren me rastin.