“Venezuela kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës”, ka deklaruar e ngarkuara me punë në ambasadën e Venezuelës në Beograd Dia Nader de el Andari.
Ambasadorja e Venezuelës në Beograd: Kosova është pjesë e Serbisë
“Kosova është pjesë historike e Serbisë siç është Krimea pjesë historike e Rusisë”, ka shtuar ajo.
Venezuela në të gjitha organizatat ndërkombëtare gjithmonë ka qenë në anën e Serbisë. Ashtu siç është Serbia në anën tonë, ka thënë El Andari për gazetën serbe “Politika”.
Me rastin e situatës aktuale në Venezuelë, në pyetje se a frikësohet nga intervenimi ushtarak, ajo ka thënë se “është e mundur që Uashingtoni nuk do të intervenojë në mënyrë të drejtpërdrejtë, por se do të fshihet pas Kolumbisë dhe Brazilit”.
Në pyetje se a është e mundur lufta qytetare, ajo është përgjigjur:
“Tashmë gjashtë vjet SHBA po përpiqen të shkaktojnë luftë qytetare dhe deri tani nuk kanë arritur. Në Jugosllavi e kanë përdorur religjionin në mënyrë të shkaktojnë luftë qytetare, mirëpo te ne nuk është situata e tillë”.
Sipas fjalëve të saj, “Guaido është marionetë e SHBA dhe është më i njohur jashtë Venezuelës sesa në vendin e vet”.