Gazetari i ATV-së, Ylber Kelmendi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me humbjen tragjike të futbollistit 22-vjeçar nga Vushtrria, Erjon Morina, i cili ndërroi jetë pas një sulmi në zemër gjatë stërvitjes.
Sipas Kelmendit, mungesa e pajisjeve të domosdoshme si defibrilatori në klubet e futbollit në vend, mund të ketë qenë një faktor i rëndësishëm në këtë rast tragjik.
Ai kritikoi prioritetet e klubeve sportive në Kosovë, duke thënë se investimi në pajisje të tilla është jetik për shpëtimin e jetëve të sportistëve.
“Një nga faktorët që mund të kishte ndihmuar në shpëtimin e tij ishte një defibrilator, një pajisje mjekësore që mund të jetë jetike në raste të tilla emergjente. Po të kishte qenë klubi i tij i pajisur me këtë aparat, mundësia për të shpëtuar jetën e Erjonit do të ishte rritur ndjeshëm”, ka shkruar Kelmendi.
Ai gjithashtu përmendi se Federata e Futbollit e Kosovës ka nisur procedurat për sigurimin e defibrilatorëve për të gjitha klubet në vend, një hap që pritet të ndihmojë në parandalimin e rasteve të ngjashme në të ardhmen.
Postimi i plotë: