Grenell del me një kërkesë për opozitën siriane që e çliroi Sirinë

Ish-drejtori i Inteligjencës Kombëtare në ShBA dhe aleati i afërt i presidentit të zgjedhur Donald Trump, Richard Grenell, i ka bërë thirrje opozitës siriane që të punojë për të gjetur dhe kthyer në shtëpi shtetasin amerikan, Austrin Tice, i cili po mbahej peng nga ish-regjimi në Siri.

Pasi forcat rebele të udhëhequra nga organizata Tahrir al-Sham e fituan luftën ndaj regjimit të Assadit, Grenell ka kërkuar nga opozita fitimtare që të merret me rastin e Tice.

“Me rënien e Asadit, ne shpresojmë që opozita siriane do të punojë për ta gjetur dhe siguruar kthimin e shtetasit amerikan Austin Tice, i cili mbahej nga regjimi”, tha Grenell në një shkrim në platformën X, ish-Twitter.

Tice, një gazetar i pavarur, dyshohet se është zënë rob pranë Damaskut më 14 gusht të vitit 2012, derisa po raportonte për luftën civile në vend asokohe.

Tice, 43 vjeç, u pa për herë të fundit në një video, me sy të lidhur dhe dukshëm në ankth, të postuar në internet disa javë pas kapjes së tij.

Edhe pse asnjë qeveri apo grup nuk e mori përgjegjësinë për zhdukjen e tij, zyrtarët amerikanë kanë thënë se besojnë që ish-marinsi amerikan po mbahej nga qeveria siriane.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here