Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka quajtur prokurorin Jack Smith një figurë të rrezikshme dhe ka kritikuar ashpër përfshirjen e tij në proceset ligjore kundër tij.
“Jack Smith është duke u kthyer në Hagë, ku mund të ekzekutojë njerëz. Aty është vendi ku duhej të qëndronte. Mendoj se ai është i rrezikshëm, madje edhe atje”, tha Trump një intervistë për “Meet the Press” në NBC, transmeton ATV.
Trump e ka kritikuar prokurorin Jack Smith, duke thënë se ai po përdor drejtësinë si armë kundër kundërshtarëve politikë. /atvlive.tv