Presidenti sirian Bashar al-Assad është arratisur në Moskë. Rebelët e udhëhequr nga islamistët deklaruan se e kanë pushtuar kryeqytetin sirian në një ofensivë të rrufeshme, duke e çuar al-Asadin drejt arratisjes dhe duke i dhënë fund pesë dekadave të sundimit të Baathit në Siri.
Pallati presidencial në Damask është pushtuar nga forcat rebele dhe tani njerëzit po bëjnë selfie në dhomat e saj të pritjes.
Gazeta britanike The Guardian ka publikuar fotografi nga ngjarjet brenda shtëpisë së Assadit.