Britania thotë se do ta shqyrtojë heqjen e ndalimit për grupin rebel që e kapi Sirinë

Britania mund ta rimendojë përshkrimin e saj për grupin Hayat Tahrir al-Sham (HTS) si organizatë e ndaluar, pasi ky grup udhëhoqi një aleancë të rebelëve sirianë që ndikoi në rrëzimin e presidentit Bashar al-Assad, tha të hënën ministri i lartë britanik, Pat McFadden.

“Ne do ta shqyrtojmë këtë dhe mendoj se kjo do të varet pjesërisht nga ajo që ndodh në aspektin se si grupi sillet tani” – tha McFadden në televizionin “Sky News”, kur u pyet nëse Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do ta shikojë përsëri përshkrimin e saj për grupin HTS, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

HTS-ja, ish-filial i al-Qaedas, në Britani është organizatë e ndaluar, që do të thotë se ky shtet, njësoj si vende të tjera perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, e cilësojnë atë si grup terrorist, duke i bërë të paligjshme përkrahjen ose anëtarësimin në të.

“Mendoj se duhet të jetë vendim relativisht i shpejtë, pra është diçka që do të duhet të konsiderohet goxha shpejtë, duke e marrë parasysh shpejtësinë e situatës në terren” – i tha McFadden Radio BBC-së.

McFadden, anëtar i lartë i kabinetit të ministrave të kryeministrit Keir Starmer, tha se nuk është marrë ndonjë vendim për grupin HTS gjatë fundjavës, pasi rebelët e udhëhequr nga ky grup e morën nën kontroll kryeqytetin Damask, ndërsa al-Assadi iku në Rusi.

Disa qeveri ndërkombëtare, përfshirë atë të Britanisë, e kanë mirëpritur fundin e pushtetit autokratik të Assadit, ngjarje që e shënon njërën nga kthesat më të mëdha në Lindjen e Mesme në disa gjenerata.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here