Avokati Musa Damati: Gjykata Speciale më e ashpër se Tribunali i Hagës

Avokati Musa Damati, i ftuar në emisionin CONTEXT në ATV, analizoi politikat ndëshkimore të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, duke i krahasuar me Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës.

Ai ngriti pikëpyetje mbi drejtësinë dhe objektivitetin e procedimeve ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Damati tha se Gjykata Speciale ndjek një qasje më të ashpër ndaj pengimit të drejtësisë, duke u fokusuar kryesisht te krerët e Luftës Çlirimtare të Kosovës, ndërsa ka lënë anash hetimet ndaj pjesëtarëve të tjerë të strukturave të UÇK-së.

Sipas tij, pretendimet kryesore, si “Shtëpia e Verdhë” dhe dyshimet për trafikim organesh, nuk janë mbështetur me prova të forta.

“Synimi kryesor i Gjykatës duket se ka qenë ndjekja e liderëve të UÇK-së, si Thaçi dhe Veseli. Deri më tani, nuk kemi parë prova bindëse për pretendime si trafikimi i organeve. Kjo po tregon një tendencë të qartë,” deklaroi Damati.

Avokati vlerësoi se proceset e deritanishme juridike kanë shfaqur mangësi në substancë dhe mbeten për t’u parë epilogjet e tyre.

Për më shumë nga diskutimi i avokatit Musa Damati, ndiqni emisionin CONTEXT në ATV:

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME