Gazetari dhe analisti Milaim Zeka, në emisionin CONTEXT në ATV, komentoi për arrestimet e fundit nga Gjykata Speciale, duke e quajtur atë si diçka të pritshme, ndërsa tha se lajmi i ditës është dëbimi i Listës Serbe nga Parlamenti, të cilin e quajti si hipokrizi.
Zeka e cilësoi këtë akt si një manovër të përdorur nga Lëvizja Vetëvendosje për qëllime politike në prag të fushatës zgjedhore, duke theksuar se veprimi kishte mundur të ishte bërë shumë më herët.
“Paralel me këto arrestime që nuk janë të papritshme për gjithë neve, ka qenë lajmi i hipokrizisë të Vetëvendosjes me dëbimin e Listës Serbe prej parlamentit. Ky është top lajm, sepse po shfrytëzohet në prag të fushatës, ani pse unë shumë e kam përshëndetë atë qëndrimin e Glaukut, veç kishte qenë nja katër-pesë vjet më herët,” tha Zeka.
Intervistën e plotë të Milaim Zekës në emisionin CONTEXT e gjeni në videon më poshtë: